Manchester United kërkon rikthimin e Cristiano Ronaldos në “Old Trafford”.

Portugezi dukej shumë afër Manchester City, por duket se “Djajtë e Kuq” nuk mund të lejojnë një transferim tradhëtie që do të irritonte fansat.

Mediat e huaja raportojnë se Manchester United ka kontaktuar me agjentin Jorge Mendes mbi mundësinë e transferimit, ndërkohë që Manchester City nuk dëshiron të negociojë më.

Tashmë i vetmi destinacion mbetet Manchester United që pritet brenda pak orësh të bëjë gati ofertën dhe kontratën zyrtare për Ronaldon ndërsa në ‘operacion’ nuk është përfshirë Pogba.

Një gjë është e sigurt, që Ronaldo është larguar tashmë nga Juventus dhe duket se pas plot 12 vitesh do t rikthehet aty ku u bë i famshëm, në “Teatrin e Ëndrrave”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb