Manchester City nuk fal në ndeshjen e shtëpisë, duke fituar bindshëm 3-0 ndaj Everton. Një sukses që mban “Qytetarët” në vendin e dytë, duke teguar se mbetet sërish pretendent për titull.

Pjesa e parë është mbyllur 1-0. Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 44-t. Sterling ka finalizuar në mënyrë perfekte asistin e mrekullueshëm të Joao Cancelo-s.

Manchester City ka dyfishuar avantazhin kundër Everton më 55’. Qytetarët kanë shënuar golin e dytë me Rodri, i cili ka mposhtur Pickford me një predhë të vërtetë. Në 86’ erdhi goli i tretë me Bernardo Silva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb