Ish- trajneri legjendar i Arsenal Arsene Wenger është pro dënimit të Manchester City nga UEFA duke kujtuar se në kohën kur ai drejtonte Topçinjtë e Londrës, The Citizens i bleu shumë lojtarë të mirë.

” Besoj se sporti është rreth të provuarit për të fituar duke respektuar rregullat. Ne lavdërojmë më të mirët në çdo sport, por vetëm nëse e dimë se fituesit respektojnë rregullat. Nëse nuk ka respekt atëhere s’ka sport të vërtetë. Tabela lidhet gjithmonë me shifrat që klubet shpenzojnë mbi lojtarët. Kur isha tek Arsenal Manchester City më bleu gjithë lojtarët.”- tha Arsene Wenger.

Manchester City në 2008 që kur kaloi në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed Al Nahyan pësoi një rritje të madhe duke afruar menjëherë lojtarë të mëdhenj. Shumë prej tyre klubi nga Manchester i peshkonte në Londër tek Arsenal ku arriti në pak vite të marrë yje si Emmanuel Adebayor, Kolo Toure, Samir Nasri, Gael Clichy and Bacary Sagna të cilët merrnin paga shumë herë më të lartë  sesa tek Arsenal.

Por në këtë fillim viti City u dënua nga UEFA me përjashtim dy vite nga kompeticionet europiane dhe gjobë 30 milion euro për shkelje të rregullave të  Fair- Play Financiar. Manchester City dhe PSG janë dy ekipet më të akuzuar në Europë për shpenzimet marramendëse në merkato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb