“Topi i Artë” për femra, Carli Lloyd, ka kompletuar transferimin e saj te kampionët e Anglisë ne fuqi, Manchester City. Futbollistja më e mirë e botës sipas FIFA-s dhe njëkohësisht fituesja e Kupës së Botës në 2015, ka kaluar tek skuadra e femrave të “citizens” në formën e huazimit deri në muajin Prill, ku më pas do të rikthehet në SHBA.

Ashtu si edhe në futbollin për meshkuj, Manchester City, nuk njeh pengesa në merkato dhe nënshkruan me futbollisten më të mirë.

Carli Lloyd, që mori “Topin e Artë” për femra, do të luajë në çerekfinalen e “Champions League” kundër danezeve të Fortuna Hjorring. Kapitenja e Amerikës do të bëhet futbollistja e tretë nga SHBA që ka zgjedhur të luajë në Angli gjatë pranverës. Më parë e kanë bërë diçka të tillë Crystal Dunn që shkoi te Chelsea dhe Heather O’Reilly, që firmosi për Arsenal.

“Champions League” nuk është e vetmja arsye që City ka nëshkruar me Lloyd, por edhe ruatja e titullin kampion është një nga objektivat primare të “qytetarëve”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb