Manchester City ka realizuar blerjen e parë ne merkaton e verës dhe ashtu siç pritej është për një shifër monstruoze. Klubi i drejtuar nga Pep Guardiola duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të ketë në dispozicion shërbimet e Riyad Mahrez i bler nga Leicester për 85 mln euro.

Mungon ende zyrtarizimi por akordi mes palëve është arritur dhe tanimë Mahrez mund të konsiderohet lojtari më i ri i kampionëve të Anglisë, por njëkohësisht futbollisti më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga Manchester City, raportojnë mediat britanike me në krye “Daily Mirror”.

123123

Për algjerianin City kishte bërë dy oferta të ngjashme në muajin janar, por që ishin refuzuar nga ‘dhelprat’ të cilët duke pare përkeqësimin e raporteve me lojtarin më në fund kanë vendosur ta shesin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb