Manchester City është shpallur matematikisht kampion i Premier League. ‘The Citizens’ nuk kanë pse të presin më falë fitores së Leicester ndaj Manchester United.

Leicester City ka hedhur një hap të madh për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. ‘Dhelprat’ kanë mposhtur Manchester United në Old Trafford me rezultatin 1-2.

Goli i parë do të vinte nga një 20 vjeçar, Luke Thomas i cili realizoi një perlë duke shtangur edhe De Gea-n. Për 5 minuta ‘Djajtë’ reaguan me Greenëood që barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë turku Caglar Soyuncu do i jepte fitoren me golin e tij Leicesterit që tashmë ka 66 pikë dhe është sërish në vendin e tretë. Ndërkohë gara për zonën Champions vijon në Premier League pasi në lojë janë si Leicester ashtu dhe Chelsea, Liverpool e West Ham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb