Champions League ditën e sotme ka filluar me dy sfida në Gjermani dhe Greqi.

Borussia Monchengladbach ka arritur të shpartallojë sërish miqtë e Shakhtar Donetsk pasi në ndeshjen e vajtjes i mposhtën 0-6. Kësaj radhe gjermanët u kursyen duke shënuar 4 herë teksa tashmë kryesojnë atë që fillimisht u quajt ‘grupi i ferrit’ me 8 pikë duke lënë pas Real Madrid-in dhe Inter-in.

Renditja në grupin B është bërë mjaft interesante, me Gladbach që kryeson me 8 pikë, ndjekur nga Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid me 4 pikë dhe Interi me 2 pikë. Këtyre të fundit i duhet një fitore sot ndaj spanjollëve të Zidane për të shpresuar për një vend kualifikimi.

Nga ana tjetër Manchester City ka marrë një fitore të radhës, kësaj here minimale në Pire ndaj Olympiacos falë golit të Foden për të siguruar kualifikimin matematikisht nga grupet.

Ekipi i Guardiola-s të vetmin kërcënim ka Porto-n e vendit të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb