Observatori i Futbollit, “CIES”, ka përgatitur një raport me skuadrat më të vlefshme për momentin në botën e këtij sporti.

Manchester City është në sinkronë me rezultatet edhe në këtë aspekt duke mbajtur vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Guardiola renditet e para ndërsa menjëherë pas saj vjen një tjetër skuadër angleze, Tottenham Hotspur.

“Citizens” kanë në gjirin e tyre 4 futbollistë që vlerësohen aktualisht me mbi 100 milionë euro, e për këtë arsye vlera e skuadrës në tërësi i kalon 1.2 miliardë euro. Lojtari më i shtrenjtë i tyre është Kevin De Bruyne, me 145 mln euro, i ndjekur nga Leroy Sane me 119.5 mln euro; Raheem Sterling me 118.2 mln euro dhe Gabriel Jesus me 107 mln euro.
kane
Ndërkohë, Tottenhami kap një vlerë të përgjithshme të lojtarëve prej 1.17 miliardë eurosh, me Harry Kane si futbollistin më të shtrenjtë, prej 185.6 mln euro.

Ky vlerësim, edhe pse nuk dihet nëse ndonjë ekip do të ishte në gjendje apo i gatshëm të shpenzonte kaq shumë për sulmuesin 23-vjeçar të Anglisë, e bën atë që konsiderohet si lojtari i dytë më i vlefshëm në botë, pas Neymarit, ndërsa në vendin e tretë si individë renditet Dele Alli me një vlerë prej 181.7 mln eurosh. Te “Spurs”-at, pas Kane dhe Alli vijnë Eriksen me 104.9 mln euro dhe Heung Son-Min me 67.5 mln.
mousa-dembele-dele-alli-christian-eriksen-tottenham-hotspur-spurs-goal-celeb_3372102
Kryesuesja e La Ligës, Barcelona renditet në vendin e tretë për vlefshmërinë e skuadrës, me një vlerë prej 1.13 miliardë eurosh, por ajo që të bie në sy është fakti se lojtari më i shtrenjtë i katalanasve është Luis Suarez me 133.6 mln euro. Lionel Messi, tashmë 30 vjeç, vlen vetëm 117.3 mln euro.
download
Vlerësimet përcaktohen nga një numër faktorësh, përfshi performancat e lojtarëve dhe klubeve të tyre, statusit ndërkombëtar, kontratave, moshës dhe pozicionit ku luajnë. Parisi, që bleu Neymarin nga Barcelona për plot 222 mln euro këtë verë, renditet vetëm në vendin e 8 të klasifikimit. Në vendin e katërt është Chelsea, me 1.04 miliard euro, ndërsa Manchester United në vendin e pestë me 919 milionë euro.

Në fund dhe më e befasishmja e këtij studimi është fakti se Romelu Lukaku (vlerësohet me 165.3 mln euro) renditet shumë më lart sesa Suarez i Barçës, Eden Hazard i Chelseat apo edhe Cristiano Ronaldo i Realit të Madridit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb