ANGLI

Skuadra e “Djajve të Kuq” ka arritur të fitojë në transfertë përballë Bournemuthit. Ashtu siç e parashikoi trajneri para mediave, realiteti te skuadra e United u vërtetua në fushë, pasi edhe fitorja u arrit në frymën e fundit.

Goli i fitores nga Rashford në minutën e 92’ ka bërë që tifozët, trajneri dhe drejtuesit e klubit, të gëzojnë për vetë faktin se ky sezoni ka nisur aspak mirë për skuadrën me prestigj siç është Manchester United. Fillimisht ka qenë Bournemuthi, i cili kaloi në avantazh në minutën e 11-të me Uillson, por më pas Martial ka barazuar shifrat në 1-1, duke mbyllur kështu edhe pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi me vrull të shpejtë nga të dyja skuadrat,  aq sa arbitri nuk kurseu as kartonët duke dhënë plot 6 të tillë. Me këtë fitore në 1-2, skuadra angleze arrin në kuotën e 20 pikëve, aq sa ka edhe skuadra kundërshtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb