TIRANE– Portali i njohur sportiv Goal.com bën të ditur se Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë të kushtueshme per Real Madridin për transferimin e mesfushorit sulmues kolumbian, James Rodriguez.

James nuk e ka nisur mirë sezonin e tij të dytë te Real, pasi fillimisht nuk kishe marrëdhënie të mira me trajnerin e shkarkuar, Rafa Benitez, ndersa trajneri i ri Zinedine Zidane nuk e konsideron si lojtar formacioni.

James nuk e nisi nga fillimi as ndeshjen ndaj Sporting Gijonit dhe kjo i ka shtuar më shumë spekulimet për një largim të mundshëm te tij nga Santiago Bernabeu.

Manchester Unitedi është shumë i interesuar për te siguruar shërbimet e kolumbianit dhe sipas Goal.com, ata do të ofrojnë 85 milionë euro për kolumbianin.

Real Madridi nuk mund të blejë lojtarë ne merkatot e sezoneve te ardhshme pas dënimit nga FIFA dhe kjo mund të shtyjë drejtuesit e klubit që ta bllokojë largimin e James.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: