Manchester United ka humbur në “Old Trafford” përballë Aston Villas. Asgjë nuk shkoi sipas planeve për ‘Djajtë’ të cilët në minutat e fundit hodhën poshtë gjithë sfidën.

Në minutën e 88-të mbrojtja përgjumet dhe nga thellësia vjen Korney House për të heshtur gjithë stadiumin. Në disavantazh minimal, Manchester United hidhet në sulm dhe kërkon golin e barazimit dhe autori i golit të Villas shkakton penallti pas një prekje me dorë.

Ishte dita e tij, pasi Ronaldo i la penalltinë portugezit tjetër Fernandez i cili shpërdoroi mundësinë duke gjuajtur mbi traun e portës. Aston Villa del me tre pikë nga sfida kuse Manchester United mbetet në kuotën e 13 pikëve dhe Premier League tashmë ka 4 ekipe në krye.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb