Të pakët ishin ata që në prill besonin se Zlatan Ibrahimovich do të rikthehej në fushë për të kënaqur sportdashësit pas atij dëmtimi të tmerrshëm në “Europa League” kundër Anderlecht.

Sulmuesi i cili vetëm pak javë arriti marrëveshjen me Man.United për të vazhduar aventurën e tij me fanellën e “Djajve të Kuq” edhe për një tjetër sezon, është shumë pranë rikthimit në fushën e blertë. Dëmtimi i rëndë që pësoi në pjesën e gjurit nuk e ka trembur aspak Ibrën, madje gjigandi suedez, falë edhe vendosmërisë së sulmuesit është duke djegur të gjithë etapat e fazës së rikuperimit.

Një fakt të tillë e vërteton edhe vendosja e emrit të tij në listën e të grumbulluarve për fazën e grupeve të Champions League, e depozituar pranë Uefa-s. E thënë ndryshe Ibra do të rikthehet të luaj brenda këtij viti, përtej parashikimeve të stafit mjekësorë, të cilët deklaronin se Zlatan do të jetë i gatshëm vetëm për fazën e dytë të kampionatit.

Pas shumë viteve karrierë dhe golave të mrekullueshëm, me gjasë ky do të jetë goli më i bukur që do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga Ibrahimoviç.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb