Manchester United nuk po e gjen ende veten në këtë sezon pavarësisht se sapo ka hyrë shkurti dhe e sheh veten në vendin e 6-të në renditje.
Në Old Trafford ‘Djajtë e kuq’ nuk mposhtën dot Wolverhampton Wonderers duke e mbyllur në ndeshjen ne paqe pa gola.
Nga kjo situatë ka përfituar Sheffield United duke marrë tre pikë me shumë vlera në transfertën e Crystal Palace duke fituar falë autogolit të vetëm të Vincente Guaita.
Por ndërkohë Manchester United kishte shansin t’i afrohej Chelsea-s në renditje, e cila është skuadra e fundit sa i përket zonës Champions League në Premier League. Blutë u ndalën në barazim në Leicester City por Manchester United duket shumë larg objektivit.
(BalkanWeb)