Antonio Grizman është objektivi kryesor i Manchester United dhe për këtë anglezët janë gati të hapin thesin. Sipas “The Sun”, 20 herë kampionët e Anglisë janë gati të paguajnë klauzolën prej 100.5 milionë eurosh në kontratën që e lidh 25-vjeçarin me klubin spanjoll, si dhe t’i ofrojnë atij një rrogë prej 257 mijë eurosh në muaj.

Gjithnjë referuar informacioneve që përcjell tabloidi britanik, Junajtidi ka hyrë në bisedime me përfaqësues të lojtarit, të cilit i premtuan të njëjtën pagë me Pol Pogbanë. Vetë ylli francez në intervistat e tij nuk e ka fshehur pëlqimin për “Djajtë e Kuq” dhe trajnerin Zhoze Murinjo, çka i ka bërë mediat të spekulojnë për kalimin e tij në “Old Traford”.
sport-preview-pogba
Pogba është një nga shokët e ngushtë të Gzizman, ku të dy së bashku ndihmuan Francën të arrinte në finalen e Euro 2016. Mesfushori i Manchesterit nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për sulmuesin e Atletikos dhe kërkon që bashkpunimi i tyre në fushë të mos ngelë vetëm në kombëtare, por të njëjtën gjë ta bëjnë edhe tek fituesit e 20 herë fituesit e “Premier League”.

Tashmë shumëçka është në përputhje të një transferimi të mundshëm, por çdo gjë do të vendoset nga vetë klubet, pavarsisht se dëshira e lojtarit në raste të tilla luan rol të veçantë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb