Manchester United në merkaton e verës do të kërkojë të përforcohet me patjetër në krahun e djathtë të mbrojtjes pasi Antonio Valencia, tashmë 33-vjeçar, nuk mundet më të përballojë “Premier League”.

Raportimet e fundit thonë se United ka gati zëvendësuesi i ekuadorianit. “Djajtë” kanë arritur marrëveshjen me Porto-n mbi bazën e 20 mln eurove dhe gjatë fundjavës Diogo Dalot do të kryejë vizitat mjekësore.

Problemi i vetëm për momentin është se mbrojtësi po riaftësohet nga një problem në meniskun e gjurit, kësisoj United nuk do ta bëjë pagesën pa marrë garancinë nga mjekët.

Dalot është pjesë e Portugalisë U-21 dhe mund të luajë edhe në të majtë të mbrojtjes. Ai ka debutuar me Porton në shkuar të këtij vitit, në barazimin 0-0 ndaj Liverpool në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb