Jo vetëm Bayern Munchen kërkon shërbimet e Harry Kane. Në kërkim të dëshpëruar për një sulmues, Manchester United do të tentojë të sjellë në “Old Trafford” bomberin e Tottenham.

Sipas mediave angleze, sulmuesi 29-vjeçar i Spurs dhe i kombëtares së “tre luanëve”, është në krye të listës së dëshirave të “djajve”. Gjithsesi, ky mbetet një operacion për t’u kryer gjatë verës. Për momentin, United nuk do të investojë shumë për sulmin, duke kursyer forcat e paratë për në verën e ardhshme, për të sjellë një legjendë si Harry Kane.

Kontrata e tij me Tottenham skadon në verën e vitit 2024 dhe ky mund të jetë një shans i mirë për Manchester United për të afruar një sulmues cilësor, që e njeh Premier League dhe shënon vazhdimisht.

Natyrisht që për “djajtë” nuk do të jetë i lehtë ky transferim, pasi Kane kushton rreth 90 milionë euro, por kjo shifër është plotësisht për një sulmues që shënon rreth 20 gola çdo sezon në Premier League.

Kane ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Premier me Tottenham, por nuk ka fituar asnjëherë titullin, ndaj ky transferim mund të jetë një mundësi e artë për të. Gjithsesi, për Kane ka konkurrencë dhe nuk do të jetë aq e lehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb