Casemiro doli nga fusha me karton të kuq në ndeshjen e Manchester United ndaj Southampton. Mesfushori bëri një ndërhyerje të ashpër ndaj Alcaraz, duke marrë kështu një ndëshkim të merituar. Rreth kësaj çështje ka folur trajneri i “Djajve të kuq”, Ten Hag, pas barazimit 0-0.

“Casemiro ka luajtur më shumë se 500 ndeshje në Evropë dhe nuk kishte marrë kurrë karton të kuq. Tani ai ka dy në Premier League. Mungesa e tij nuk është problem. Ne do të kujdesemi për këtë. Kjo ndeshje u ndikua nga arbitri.

Casemiro luan deri në kufi, por brenda rregullave. Është i ashpër, por i drejtë.” – Tha Ten Hag. Pezullimi për Casemiron pritet të jetë i gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb