Manchester United nuk e ka lejuar Manchester City-n të shpallet këtë javë kampione e Premier League. “Djajtë e kuq’’ e nisën keq sfidën ndaj Aston Villas, duke pësuar një supergol nga Adama Traore sa u duk se në Manchester do të festohej sot titulli, por në pjesën e dytë u përmbys rezultati.

Fillimisht Bruno Fernandes barazoi shifrat nga penalltia, ndërsa më pas Greenëood dhe Cavani vulosën fitoren.

Me këtë fitore Manchester United është 10 pikë pas Manchester City-t, madje me një ndeshje më pak, teksa ka konsoliduar edhe pozitat në vendin e dytë duke u shkëputur me 6 pikë nga ndjekësi më i afërt, Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb