Manchester United është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe profili i identifikuar nga anglezët është ai i Wout Weghorst. Sulmuesi aktual i Besiktas, i huazuar nga Burnley, me të vërtetë mund të përfundojë nën urdhërat e Hag pasi palët kanë gjetur tashmë një marrëveshje për huazimin e lojtarit. Weghorst do të zëvendësonte kështu Cristiano Ronaldon, i larguar tashmë nga “Djajtë e Kuq”.

30-vjeçari nga Hollanda ka qenë më parë pjesë e skuadrave si Az Alkmaar, FC Emmen, apo edhe Wolfsburg. Ky transferim është dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit të United, Ten Hag.

Y5

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb