Manchester United po përgatitet për një revulucion të vërtetë në verë. Sulmi  është një repart ku synohet të investohet shumw. Anthony Martial është i huazuar te Sevilla, sakaq në Manchester nuk e duan më.

E ardhmja e Ronaldos dhe Rashford është në  dyshim, me të dy futbollistët që akoma nuk kanë vendosur asgjë. Kështu, “Djajtë e kuq” po mendojnë për merkaton qw tani.

Një nga emrat që përflitet se mund të zbarkojë në “Teatrin e ëndrrave” është Moussa Dembele, sulmuesi 25 vjeçar që aktivizohet në radhët e Lyon. Futbollisti është në kontratë deri në vitin 2023 me francezët, por një ofertë nga një klub i madh i Premier League si United është e parefuzueshme.

Dembele nuk ka luajtur asnjëherë në Premier League, por vetëm në Championship me Fulham para 8 vitesh. CV e tij përfshin skuadra si Atletico Madrid, apo edhe Celtic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb