Raporti i Romelu Lukaku me Manchester United ka arritur në pikën më kritike dhe ka pak shanse që të kthehet si më parë. Konfirmimi për këtë vjen nga klubi anglez. Sipas BBC, “Djajtë e Kuq” e kanë humbur durimin me futbollistin që ka bojkotuar grumbullimin me skuadrën, duke preferuar të stërvitet me Anderlecht në Belgjikë.

Skysports Lukaku Man Utd Anderlecht 4737923
Skysports Lukaku Man Utd Anderlecht 4737923

Për këtë arsye, Lukaku do të ndëshkohet me një gjobë të majme, duke u detyruar të paguajë 400 mijë stërlina. Ky vendim i Manchester United zyrtarizon në një farë mënyre largimin e sulmuesit, që kërkohet nga Juventus dhe Inter. Por Lukaku duhet të shpejtojë. Merkato në Premier League mbyllet të enjten dhe nëse nuk largohet atëherë rrezikon të mbetet i “burgosur” te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb