Manchester United e sheh të detyrueshme ndërhyerjen në merkato. Klubi i njohur ka bërë një nisje katastrofale të sezonit, ku në 2 ndeshje, ka marrë po kaq humbje.

Marca raporton se drejtuesit e “Djajve të kuq” gjenden në Madrid për të nisur tratativat me Realin për mesfushorin Casemiro. Në këto momente që flasim mungon një ofertë zyrtare, por një e tillë mund të vijë këto ditë.

Per hir të së vërtetës, një operacion që dërgon Casemiron në Manchester mbetet mjaft i vështirë. Los Blancos vështirë se do pranojnë të privohen nga shërbimet e një lojtari të një kalibri të tillë, por edhe vetë futbollisti nuk është pro idesë për t’u larguar nga ekipi i Ancelottit.

4rt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: