Deri në momentin kur do të pësonte dëmtimin Zlatan Ibrahimoviç po udhëhiqte me sukses sulmin e Manchester United duke qenë deçiziv në një mori ndeshjesh, por pas këtij momenti gjërat ndryshuan për gjigandin suedez.
Sot, “The Sun” raporton se United ka zgjedhur të mos e vazhdojë marrëdhënien me Zlatan duke e bërë të pavlefshme kontratën 1+1 të nënshkruar një vit më parë. Lajmin e ka publikuar vetë klubi i “Premier League” me një status në faqen e tyre në internet.
Pavarësisht kësaj, ai parashikohet të vazhdojë riaftësimin deri në fillimin e vitit 2018 dhe klubi i ka vënë në dispozicion ambientet për ta bërë një gjë të tillë derisa ta shohë të arsyeshme, duke punuar me fizioterapistët e Manchester United të cilët do të bëjnë të pamundurën për ta kthyer në formën më të mirë.
(e.k/BalkanWeb)