Merkato e janarit akoma nuk është hapur zyrtarisht, por raportimet nga Portugalia thonë që Manchester United ka realizuar një goditje të dyfishtë në kryeqytetin portugez, raporton “SPORTbible”.

United ka qenë lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm të qendërmbrojtësit të Benfikës Victor Lindelof dhe tanimë mediat portugeze po raportojnë që marrveshja është arritur dhe që suedezi do të nënshkruaj me United ditët në vazhdim, kur të hapet edhe zyrtarisht merkato.
15730766_1300019653377520_348608932_n
Lindelof do mbajë veshur fanellën nr 2 dhe do i bashkohet United për £38 million.
Gjithashtu raportohet se djajtë e kuq kanë mbyllur gjithçka edhe përsa i përket transferimit të mbrojtësit tjetër të Benfikës, Nelson Semedo, i cili është anësor i djathte dhe shumë i vlerësuar kohët e fundit. United ka mposhtur konkurencën e gjigandëve Bayern Munich dhe Barcelona për 23 vjeçarin.
15726166_1300023850043767_956786453_o
Megjithatë Benfika nuk mund të lejojë që të humbas 2 mbrojtësat e saj më të mirë në mes të sezonit, kështu Semedo pritet ta mbyll këtë sezon me Benfiken dhe ti bashkohet Manchester United në merkaton e verës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb