Manchester United shpërdoroi një mundësi të artë për të kapur zonën Champions në renditjen e Premier League. Gjithsesi, barazimi i fundit kundër Southampton mban në lojë “Djajtë e Kuq” për objektivin më të rëndësishëm të mbetur në këtë fund sezoni. Por, nga kualifikimi ose jo në turneun më të rëndësishëm europian për klube varet edhe “goditja” e madhe në merkaton e verës. Nuk është sekret që në krye të dëshirave të Solskjaer është Jadon Sancho.

2839945 58563928 2560 1440
2839945 58563928 2560 1440

Manchester United është gati të paguajë 120 milion euro për të blerë kartonin e talentit anglez nga Borussia Dortmund. Palët kanë një marrëveshje paraprake, ndërsa edhe vetë sulmuesi ka rënë dakord për t;u kthyer në vendlindje. Por siç zbulon e përditëshmja gjermane “Bild” pengesa e vetme ka të bëjë me Champions. Nëse Manchester United arrin kualifikimin, atëherë edhe transferimi i Jadon Sancho në Premier League është i sigurtë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb