TIRANE– Sulmuesi anglez i Manchester United, Wayne Rooney, tashmë ka ndërruar pozicionin e tij të lojës në fushën e gjelbër.

Trajneri Louis Van Gaal ka theksuar se do ta vendos në qendër të mesfushës anglezin, pasi ka aftësi të luajë mjaft mirë aty.

“Kundër Aston Villës, ai ishte më shumë një mesfushor shkatërrues”, u shpreh Van Gaal.

“Ai e ka mundësinë për të vrapuar nga këndi në kënd, pasi di ta lexojë lojën. Është vetëm çështje kohe (ta vendos në mesfushë) dhe unë besoj se ai mund t’ia dalë”, shtoi tekniku holandez.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb