Manchester United duket se e ka marrë më seriozisht se kurrë këtë sezon duke rivalizuar pretendentët kryesorë.

‘Djajtë e Kuq’ kanë eleminuar nga Fa Cup Liverpoolin me rezultatin 3-2 në një ndeshje spektakolare.

Salah kaloi të tijët në avantazh, por United u rikthye shpejt me një përmbysje. Fillimisht barazoi Greenwood dhe më pas Rashford kaloi në avantazh të tijët në pjesën e dytë.

‘The Reds’ nuk u dorëzuan dhe barazuan shpejt me Salah, por Fernandez vulosi me një goditje faulli shifrat 3-2 për të kaluar ‘Djajtë’ më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb