Manchester United e nisi sezonin me pretendime të mëdha si në “Premier League” ashtu edhe në “Champions League”, por kur duhen edhe pak javë nga fundi i sezonit ‘djajtë e kuq’ kanë dështuar në të dy krahët.

Sipas shtypit anglez në shënjestër për dështimet është vendosur Paul Pogba. Jose Mourinho prej kohësh nuk e aktivizon 25-vjeçarin dhe mes palëve ka nisur një luftë e ftohtë, pavarësisht se trajneri portugez e ka mohuar.

Madje është arritur deri aty sa të theksohet se tashme Manchester United ka vendosur çmim për futbollistin. Sipas tabloidit ‘Daily Mail’, ‘Djajtë e kuq’ kërkojnë 103 millionë Euro për kartonin e mesfushorit të përfaqësueses franceze, shifër që do të kompensonte atë që Manchester United shpenzoi për ta blerë nga Juventusi në verën e vitit 2016. Sipas ‘Daily Mail’, përveç Pogba, në listën e të larguarve nga Manchester United duket se janë edhe Martial, Darmian e Blind.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb