Manchester United nuk po zhvillon një sezon aspak të mirë dhe rrezikon pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm në Champions League. Në fakt, objektivi i vetëm për të cilin luftojnë Djajtë e Kuq është vendi i katërt në renditjen e Premier League, i cili është katër pikë larg.

Drejtuesit e klubit kanë filluar ndërkohë kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e Ralf Rangnick në drejtim të ekipit. Trajneri gjerman, siç dihet, do të lërë vendin e trajnerit për të marrë atë të këshilltarit brenda klubit.

Sky Sports ka bërë të ditur se Manchester United po vlerëson katër emra për sezonin e ardhshëm. Emrat në listën e drejtuesve të klubit anglez janë ato të Mauricio Pochettino, Erik ten Hag, Julen Lopetegui dhe Luis Enrique.

Bie në sy mungesa e Thomas Tuchel, i cili mund të largohet nga Stamford Bridge për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet Chelsea për shkak të sanksioneve të vëna nga qeveria angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb