Manchester United është rikthyer tek fitorja në Premier League pas 1 muaji rezultatesh negative.

Djajtë e Kuq kanë fituar në transfertën e vështirë të Everton me rezultatin bindës 1-3. Dy golat e parë i shënoi tashmë i ‘përhershmi’ Bruno Fernandes thuajse me të njëjtën skemë dhe me kokë duke pëmrbysur rezultatin e vendasve, kurse i treti ishte goli debutues për Cavanin në Premier League që në një kundërsulm në sekondat e fundit nuk e pati të vështirë të shënonte para portierit.

Nga ana tjetër Everton duket krejtësisht një tjetër ekip në muajin tetor pasi ka marrë në 6 ndeshje, vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 4 fitore. Të besuarit e Ancelottit e nisën sezonin me 4 fitore radhazi, por në 5 javët e fundit kanë marrë vetëm 1 pikë.

Gjithsesi Everton ngelet në pozitën e vendit të 5-të kurse Manchester United pavarësisht fitores ka ngelur në vendin e 14-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb