Frenkie de Jong sa vjen e i afrohet akoma më shumë Manchester United. Sipas Sport, “Djajtë e kuq” e kanë seriozisht për mesfushorin dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të re. Bëhet fjalë për 70 milionë euro plus bonuse, shifër kjo që i ofrohet shumë kërkesës së Barcelonës. Katalanasit nuk lëvizin nga qëndrimi i tyre dhe duan hiç më pak se 75 milionë euro në pjatë.

Kik
Kik

Afrimi i holandezit De Jong është një nga prioritetet e bashkëkombasit Ten Hag, i sapo ulur në pankinën e Manchester United. Tekniku Ten Hag u ka bërë të qartë drejtuesve që në merkato të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që blerjet e reja të jenë gati për përgatitjet sezonale.

Mesfushori de Jong luan prej 3 vitesh në Camp Nou, pas atij transferimi të bujshëm nga Ajaxi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: