Manchester United duket si një fuçi e vërtetë baruti. Largimi i Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka qetësuar situatën. Humbja ndaj Wolves ka sjellë paqartësi te trajneri i ri Ralf Rangnick, i cili po përballet me krizën e parë që nga drejtimi i skuadrës angleze.

Kjo sepse disa lojtarë kanë kërkuar të largohen nga klubi, më saktë 11 të tillë. Mes tyre spikasin Jesse Lingard, Donny van de Beek, Eric Bailly apo Dean Henderson. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e nderë dhe duket se skuadra do të ketë probleme të mëdha në të ardhmen”.

Githashtu flitet për një tension të madh mes Harry Maguire e Cristiano Ronaldos. Portugezi, gjithashtu përfundoi në syrin e ciklonit javën e fundit, çka shkaktoi reagimin e Luke Shaë për rezultatet dhe paraqitjet zhgënjyese të ekipit.

Edhe De Gea është i zhgënjyer nga sulmuesi në ndeshjen e fundit, pasi ktheu një top pas dhe ekipi rrezikoi të pësonte gol. Mediat angleze bëjnë me dije se situata në ekip është e tensionuar dhe trajneri i ri nuk ka forcë të rregullojë asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb