Manchester United nuk do e ketë aspak të lehtë të enjten, teksa do përballet me Sevillian për Europa League. I vetdijshëm për këtë fakt është edhe trajneri i “Djajve të kuq”, Ten Hag.

“Ata kanë një reputacion të madh në Europa League. Sevilla e ka fituar këtë kompeticion më shumë se kushdo tjetër (6), duke vendosur një rekord madhështor.

Nëse duam t’i mposhtim ata, ne duhet të luajmë futbollin tonë më të mirë. Nuk duhet të sforcohemi, por duhet të jemi tepër të kujdesshëm.

Lojtarët- Rashford nuk e ka humbur optimizmin. Ai ka nisur menjëherë fazën e rikuperimit. Një qëndrim i tillë do e ndihmojë të rikthehet shpejt. Ai do të mungojë disa ndeshje, por nuk e di saktësisht se sa.

Eriksen-Maguire? Christian është shumë i rëndësishëm në krijimin e rasteve për gol. Ai ka dhuruar rreth 7-8 asiste në kampionat. Ai sheh hapësira kudo dhe dhuron pasime të sakta.

Ekuilibri në mesfushë është i mirë me të. Christian dhe Casemiro kanë funksionuar shumë mirë së bashku. Sa i përket Maguire mund të them se mund të luajë titullar.

Harry është një mbrojtës i shkëlqyer. Jam i kënaqur me mënyrën se si po mbrohemi. Të gjithë lojtarët punojnë në mbrojtje, kjo na ndihmon të mbajmë portën të paprekur” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: