ANGLI

Manchester United ka gjetur fitoren e parë në Premier League në një sfidë të çmendur në ”Amex Stadium” përballë Brighton.

Djajtë e kuq e nisën keq sfidën në transfertë duke kaluar në disavantazh, por pjesën e parë e mbyllën në barazim.Rashford me fillimin e pjesës së dytë kaloi të tijtë në avantazh 1-2, rezultat që zgjati deri në 2 minutat.

Në minutën e fundit, March barazoi rezultatin. Atëhere kur u mendua se sfida do të mbaronte në 2-2, arbitri zgjati ndeshjen me 1 minutë. Kaq i mjaftoi Manchester United të fitonte një penallti, dhe i përhershmi Bruno Fernandes i dha fitoren ”Djajve të Kuq” dhe 3 pikët e para të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb