ROME-Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka kërkuar nga Mario Balotelli që ta shikojë Zlatan Ibrahimovicin për inspirim për t’u përshtatur me jetën në Liverpool.
Sulmuesi italian është orvatur që të adaptohet me jetën në Anfield dhe ende nuk ia ka dalë të shënojë në Premier League që nga transferimi i tij 16 milionë funte nga AC Milan gjatë verës.
Mancini ka punuar me Balotellin në Inter dhe Manchester City, dhe bosi i Nerazzurrëve mendon se sulmuesi mund të përmirësohet duke kopjuar yllin e Paris Saint-Germain.
“Mario do të dëshironte ta kopjonte Ibrahimovicin. Por Zlatani është pak më i moshuar dhe ka përvojë, cilësi, klasë e fuqi të cilat Balotellit i duhet ende kohë që t’i përfitojë, edhe pse ka kohë që është duke luajtur. Balotelli e ka atë potencial dhe pa dyshim se në të kaluarën funksionin për mrekulli së bashku”, thotë Mancini.
“Mario ishte shumë i ri, ndërsa tani po ka pak probleme. Shpresoj dhe dëshiroj që ai të bëhet si Ibrahimovici”, ka përfunduar Mancini.
Balotelli është i suspenduar në ndeshjen që Liverpool e zhvillon të dielën në shtëpi kundër Arsenalit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: