Fiorentina-West Ham është finalja e Conference League që do të luhet sonte në mbrëmje. Të shtunën në mbrëmje është në program finalja e UEFA Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka komentuar rritjen në nivel të skuadrave italiane dhe natyrisht ka dhënë mendimin e tij për supersfidat.

Skuadrat italiane në finale- Futbolli italian është përmirësuar vitet e fundit, nuk jemi ata që ishim 20 vjet më parë kur në Serinë A luanin lojtarët më të mirë në botë.Megjithatë, fakti që arritëm në tri finalet europiane me disa lojtarë italianë është një faktor i rëndësishëm”.

City-Inter: “City mund ta nisë ndeshjen si favorit, por gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Interi është një ekip solid dhe është e vështirë të shënosh kundër tyre”.

Fiorentina-West Ham: “I uroj fat Fiorentinës dhe i bëj urimet për sezonin që kanë pasur. Si West Hami dhe vjollcët janë dy skuadra të shkëlqyera, por padyshim që shpresoj që skuadra italiane të fitojë. Sonte do të shohim finalen e Fiorentinës së bashku me djemtë në kampin stërvitor”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: