Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se Gonzalo Higuain është “Messi i Italisë” derisa ka shtuar se ekipi i tij luajti mirë në humbjen nga Napoli.

“Nerazurrët” u mposhtën 2-1 në San Paolo dhe dy golat për Napolin i realizoi Higuain. Me formën e tij ka mbetur i mahnitur trajneri italian që e ka krahasuar atë me Messin.

“Napoli luajti mirë dhe Higuain e bëri dallimin me golin e mrekullueshëm që e realizoi pas një minute lojë”. “Higuaini në Itali është si Messi në pjesën tjetër të botës. Ai Napolit po i jep diçka që ekipet tjera nuk e kanë”, ka thënë Mancini.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: