Ish-trajneri i Interit Roberto Mançini ka folur për situatën që po kalon klubi “zikaltër”. Sipas tij ndikojnë disa gjëra që janë tejet të komplikuara.

Ajo që -duket e papranueshme është fakti se në Itali krerët e klubeve ndryshe nga ata në Angli kërkojnë protagonizëm duke ndërhyrë në punët e trajnerëve. Diçka tjetër që nuk është e mirë, përmend faktin se tek Interi donatorët apo investitorët janë me katër kombësi. Ai ka thënë më tej se derisa te Interi ka kinezë (Suning Group), indonezian (Erick Thohir), italianë dhe anglez (Michael Bolingbroke) –“situata është më e komplikuar”. “Në biznes, rezultatet janë afatgjate, kurse në futboll janë afatshkurtra.”

Lidhur me trajnerin hollandez Frank De Bur, Mançini mendon se i duhet dhënë më shumë kohë për të treguar aftësitë. Për aq kohë sa rezultatet janë në mbështetje të mendimeve të tij, Italiani duket se ka të drejtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: