Sa herë që Italia ka kaluar fazën e grupeve në Evropian, më pas gjithnjë ka qenë një ndeshje për azurrët që është vendosur nga gjuajtjet e 11-metërshave.

Dhe në këtë statistikë fati nuk ka qenë me ta, Italia është eliminuar 7 herë nga penalltitë dhe vetëm 3 herë ka avancuar më tej.

Nisur nga kjo, Roberto Mancini në javën e fundit ka menduar edhe për 11-metërshat. Trajneri italian ka vendosur tashmë se cilët do të jenë ata që do të shkelmojnë 5 penalltitë, duke nisur nga ndeshja me Austrinë, në rast se koha e rregullt dhe shtesa përfundon në barazim.

Jorginho, Immobile, Acerbi, Berardi dhe Bonucci do të paraqiten nga njëmbëdhjetë metrat nëse do të jetë e nevojshme. Jorginho është më i sakti, edhe te Chelsea ai gjuan gjithnjë penalltitë dhe vetëm 1 ka humbur.

Immobile gjithashtu është i saktë te Lazio, Acerbi nuk është provuar nga pika e bardhë pikërisht se gjuan Immobile te Lazio. Berardi gjithashtu ka bërë mirë te Sassuolo, ndërsa ka pak dyshime te Bonucci, që ka humbur 2 penallti kohët e fundit.

Donnarumma është një garanci në portë edhe për penalltitë. Ai ka pritur 8 të tilla nga 32 në total, ndërsa  kanë përfunduar jashtë, traversë ose shtyllë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb