Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pjesën e mbetur të Euro2020, kjo fitore për teknikun azzurr do të thotë shumë:

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë, pavarësisht se në pjesën e parë nuk arritëm të gjenim golin. Nuk ishte e thjeshtë pasi ishte sfida hapëse dhe Turqia është një ekip i mirë. Na ndihmojë shumë edhe publiku, luajtëm me të vërtetë shumë mirë.

Mesazh për ekipet e tjera? Ishte e rëndësishme ta nisnim mirë, ishte një gëzim i madh për të gjithë italianët. Shpresoj në netë të tjera si kjo, mungojnë edhe 6 ndeshje deri në Wembley.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb