Botërori i Katarit 2022 është në prag. Surpriza më e madhe është mungesa e Italisë, kombëtare e cila u eliminua që në fazë ne Play Off. Trajneri i Axurrëve, Roberto Mancini ka pranuar se muaji nëntor do jetë mjaft i vështirë për ta, pasi s’do garojnë për të shkuar në majën e botës.

“Muaji i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për italianët, të shikosh Kupën e Botës pa Italinë do të jetë shumë e vështirë. Është veçanërisht e tillë për mua dhe stafin teknik, ndoshta më pak për lojtarët që kanë rifilluar të luajnë dhe e kanë kaluar pjesërisht këtë zhgënjim.Do të ndihem më mirë vetëm kur të përfundojë Kupa e Botës, por e pranoj se do të jetë shumë e vështirë ta shikosh atë në televizion”, – Tha ai.

Y6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: