Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se Xherdan Shaqiri do të ketë të ardhme të ndritur në Inter, pavarësisht se nuk po kalon momente të mira.

Ditëve të fundit është folur shumë se Shaqiri do të largohet gjatë verës, pasi nuk ka përmbushur pritjet e Mancinit.

“Ne e blemë Shaqirin në janar sepse mendojmë se do të ketë një të ardhme të ndritur. Gjatë sezonit disa mund të mos jenë në formën e duhur, e disa të tjerë mund të jenë më mirë. Shaqiri është lojtar i madh dhe ka përkrahjen tonë. Në javët e fundit ka luajtur pak, por ky nuk është një problem. Ishte çështje teknike”, tha Mancini gjatë konferencës për media.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: