TIRANE

I ftuar në emisionin ‘A show’ me Adi Krastën në News24, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka folur për aktualitetin politik, opozitën, si dhe nëse do të mbështeste një grupim që do kishte ndryshim politik brenda PS.

Majko tha se kryeministri Rama do dëmtonte veten nëse nuk do mbështeste Veliajn për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës. Sa i përket opozitës, Majko u shpreh do donte një PD më të fortë.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Çfarë raporti ke ti me zotin Veliaj? Raport të mirë pune apo jo?
Majko: Po.

Krasta: Mund të ndodhë që nëpër takime, nëse ti do kishe marrë një njoftim që një grup njerëzish brenda PS me në krye kreun e bashkisë së Tiranës që domosdoshmërish të kërkon që të jetë konkurrent edhe këtë herë për bashkinë e Tiranës dhe nëse ndodh kështu ai e fiton betejën. Pra nëse ka një grupim  i cili kërkon të bëjë një ndryshim politik brenda PS. Pra ti marrë Ramës pozicionin e partisë me shpresën që më pas të bëhet kryeministër. Këtë aksion, ti e mbështet, nuk e mbështet apo kundërshton?

Majko: Si ta përkthej unë këtë. Mendon se Veliaj, të abstragojmë bashkë, do kërkojë t’i zërë vendin Edi Ramës duke qenë Rama në kokë të vet kryeministër i Shqipërisë.

Krasta: Po
Majko: Te lutem. Nuk ndodh.

Krasta: Nuk beson apo nuk ke informacion.
Majko: Nuk ndodh.

Krasta: Mund të ndodhë që kryeministri të mos e vendosë Veliajn për kryetar të Tiranës dhe nëse ndodh pse duhet ta bënte?
Majko: Nuk kam informacion. Por mendoj se Rama do dëmtonte veten nëse do e bënte këtë.

Krasta: Mund të ma shpjegoni, si do dëmtonte veten? Pra Mansatirliu shkon për bashkinë e Tiranës dhe Veliaj…
Majko: Nga e ke këtë informacion?

Krasta: Nuk kam informacion. Thashë po abastragoj në emër të spektaklit. Thashë ta supozojmë.
Majko: Po meqë po supozojmë gjej një emër tjetër o vëlla. (qesh)

Krasta: Më pëlqen relaksimi dhe qetësia që ke fituar me kalimin e vetive. Ti je gati për një pozicion të dytë kryeministërllëku. Meqë ra fjala do ta kishe bërë ndryshe?
Majko: Unë kam qenë dy herë kryeministër.

Krasta: Për të tretën.
Majko: Prap?

Krasta: Po.
Majko: Po çdo bëja.

Krasta: Mund ta kishe bërë ndryshe?
Majko: Rri… Mos na hap sherre (qesh)

Krasta: Unë kam vënë re që ju i trembeni sherreve. Psh ti ke shkëmbyer zënka  me drejtuesit e lartë të PS?
Majko: Sa herë të duash. Por nuk do isha ky që jam po të mos kisha bërë debate.

Krasta: Pra ti nuk je për një ndryshim politik. Duke qenë se je socialist. Dëshiron që qeverisja të vazhdojë edhe këto vite…
Majko: Do doja që të kishte një PD më të fortë se kjo mund të duket si provokim si një njeri që ka konflikt interesi të shprehet për opozitën se jam qeveritar.

Krasta: Ju nuk e fshihni lumturinë që ata janë të dobët për momentin. Si mund ti duash ti më të mirë që ata ta heqin PS që sot nga pushteti dhe të vijnë vetë?
Majko: Unë mendoj se Basha pikën më të fortë sot ka dobësinë. Por ajo që është e pakuptueshme është ekipi. Është një njeri që nuk ka ekip rreth vetes. Një ekip që nuk mungonte kur ishte Berisha në drejtimin e PD. Folëm pak për njishin e fortë etj. PD përgjithësisht u profilizua mbase edhe për shkak të jetëgjatësisë  së Berishës në krye të PD. Tani ne duhet të njohim faktin që Basha drejton sot një strukturë që funksionte me një njeri. A ja ka arritur apo do ja arrijë? Kjo është një përgjigje që i takondemokratëve dhe jo mua.

Krasta: Je në brendësi të nismës kryeministrore për paketën anti-shpifje dhe për ngritjen e një strukture e cila le të themi do hidhte dritë se cili është lajmi alternativë dhe cili është ai që quhet sot ‘fake news’?
Majko: Po e ndjek, por nuk jam përfshirë. Duhet të pranojmë një gjë krahasuar me çfarë jemi ne. Ne jemi brezi i gazetës dhe televizionit. Tani që po flasim ne kemi ndryshuar në mënyrë të frikshme. Sot nuk ke nevojë fare marrësh në telefon një mikun tënd gazetar dhe ti thuash a mund të nxjerrësh këtë.

Krasta: Se nxjerr një status në Facebook dhe automatikisht…
Majko: Platformat po bëjnë një revolucion në mënyrën e të bëri politikë. Zgjedhjet e fundit në SHBA shpallën fitoren e platformës, pra të Facebook, Twitter mbi televizionin. Sot fake news nuk është një fenomen shqiptar.

Krasta: Ti je veshur në mënyrë konservative pasi ke ardhur nga Kuvendi, pasi  fakti që Rama në festat e fundit provokoi me qëllim duke veshur atë dollomanë…
Majko: Brekushet.

Krasta: Po. Çfarë ju bëri përshtypje. Ju bën përshtypje shëndeti mendor i njerëzve të politikës?
Majko: Jo miku im. Rama shpesh me mënyrën e tij dhe ai është një perceptivist revolucionar i një natyre shumë të veçantë.

Krasta: Ma thuash shprehjen që ta kuptojë dhe publiku.
Majko: Pra një njeri që merret me atë që duket. Ai shpesh do që të nxise që të merresh me atë që do ai dhe jo me atë që do ti. Ato brekushet ti do ti kuptosh me këtë që po them unë.

Krasta: Këtë e ka kuptuar i gjithë elektorati. Pyetja është kur do flasë kryeministri për punësimin, për borxhin dhe rininë që po ikën dhe kur do bëhen në Kuvend këto biseda.
Majko: E ka sjellë situatën në një mënyrë të tillë që 90% e bisedave që konsumohen në sytë e publikut duken jo serioze. Dhe mos më thuaj që ky nuk quhet art.

Krasta: Disi. Arti i gënjeshtrës dhe i propagandës.
Majko: Nuk besoj, por më bëhet qejfi që ti pranon se arti ekziston.

Krasta: Edhe sikur shpirti i spektaklit të quhet ky, unë jam shumë i lumtur që kryeministri i vendit tim ka qejf të ketë profesionin tim. Më duket interesante. Vetëm Trump e ka këtë sot. Ka kuptim më që socialistët  të tregojnë një lloj kokëfortësie në raport me 28-29 nëntorin. Mund të ta shtroj ty një këndvështrim.
Majko: Po flet me personin e gabuar. Unë jam deputeti që pas zgjedhjeve të vitit 1997 kam dalë dhe kam mbajtur në emër të deputetëve dhe të grupit parlamentar kërkesën për të ndryshuar datën e çlirimit. Nga data 28 që e kishte bërë PD në 29. Është diskutimi im i parë prandaj e mbaj mend.

Krasta: Ka ndonjë lloj opsesioni për 29?
Majko: Ka një lloj lidhje shpirtërore. Unë në familjen time ngado që të kthej kokën…

Krasta: Fakti që në familjen tënde dhe në çdo familje tjetër shqiptare është salduar data 29 nuk do të thotë a) se ka ndodhur patjetër dhe b) edhe nëse do të kishte ndodhur. Që ky vend të bashkohet dhe ti ikë sherri mudn të bënit ju një gjest solidariteti dhe të thonit mund të jetë çliruar Shqipëria në datën 29 që nuk është konfirmuar kurrë. Le të bëjmë sikur është çliruar në datën 28 që ky popull të bëhet bashkë.
Majko: Jo sepse këtu bëhemi më pas pjesë e artit të gënjeshtrës. Pra të merremi me thelbin. Çfarë ka ndryshuar tek e majta…

Krasta: Nuk është ky shqetësimi i përgjithshëm në raport me këto data. Mdje që të jem të ndershëm ka sherr dhe ka ndarje se gjysma feston një datë dhe gjysma tjetër datë tjetër. Pyetja ime është nëse data 29 që është edhe data e çlirimit të Jugosllavisë, çka është teknikisht e pamundur që ushtritë e dy vendeve të kenë çliruar pavarësisht se janë larg me njëra tjetrën. Ti e di gjermanët janë tërhequr nga Jugosllavia. Shqipëria ka qenë e detyruar të çlirohet një ditë më përpara sepse duke kaluar në vendin tjetër… Pra fakti që në Shqipëri ne nuk gjejmë rehat, por njerëzit janë gjysma kështu e gjysma ashtu… A mund të ishte bërë një gjest?
Majko: Tja përkthejmë publikut më qetë. Në lidhje me faktin që Shqipëria dhe Jugosllavia kanë të njëjtën datë çlirimi që mos duket si një sindromë miqësie mes dy vendeve dhe ne ta ndryshojmë.

Krasta: Kjo është teknikisht, absolutisht e papranueshme nga ju.
Majko: Jo se të parët e mi kanë qenë të lidhur me LANC, por po e kap me një moment tjetër. Vërtet mendoni se Enver Hoxha deri kur vdiq, ishte kaq naiv dhe kaq pro jugosllav sa mbajti datën 29?

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb