TIRANË- Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e avokatit të deputetit Koço Kokëdhima që ai të jetë i pranishëm në seancë. Seanca tjetër do të jetë më 23 nëntor ora 10:00. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike që kundërshtojnë vendimin e Kuvendit të muajit prill “Për mosdërgimin në Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën të deputetit Koço Kokëdhima”, si dhe konstatimin e antikushtetutshmërisë së këtij vendimi.

Po ashtu demokratët kërkojnë dhe ‘konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit Kokëdhima dhe interpretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë”.

Më 16 prill, Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Opozita pretendon se deputeti ka përfituar fonde publike, nëpërmjet kompanisë ‘Abissnet’, edhe pasi është bërë deputet i Kuvendit, dhe kjo ‘është në papajtueshmëri me nenet e Kushtetutës dhe ligjin “për konfliktin e interesave”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb