TIRANE- Nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë merr vendimin që Adriatik Llallës t’i njoh mbarimin e mandatit 5-vjeçar, pyetja që lind natyrshëm është se cili do të jetë kryeprokurori i tij.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” theksoi se problemi real është ky fakt, ndërsa në vend të Llallës do të emërohet një prokuror që nuk ka kaluar në ‘sitën’ e vettingut’, përcjell ‘BalkanWeb’.

“Problem është se kush do të vij pas Llallës. Problemi i parë është se do të jetë një prokuror që se ka kaluar vettingun dhe që e ka emëruar maxhoranca. Prokuroria e Përgjithshme është një institucion që në vazhdimësi, deri te Llalla, konfliktet e qeverisë me prokurorinë kanë qenë të forta. Por edhe në momentin që ka pasur një dosje të rëndësishme, ka nisur debati. Siç ishte dhe rasti i Ina Ramës. Kujtojmë 21 janarin e 2011-ën, në atë kohë Rama u cilësua si Sivlia Conti, e gjithë qeveria e asaj kohe iu hodh në sulm, duke i thënë ‘Ti je një lavire bulevardi’, më vjen keq që e perifrazoj. Bënë një sulm ndaj drejtësisë. Sot ‘21 Janari’ është i pazbardhur.”, tha Lala, shkruan ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb