Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka folur mes të tjerash në lidhje me mandatin e deputetes dhe ministres, Olta Xhaçka.

Beçi u shpreh se në pikëpamjen kushtetuese janë marrë dy vendime, së pari për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes dhe së dyti për pushimin e çështjes.

Ai ka theksuar se në bazë të raportit të parë, duket se Kuvendi ka penguar punën gjykatës.

“Në pikëpamje kushtetuese janë marrë dy vendime për miratimin apo jo, të papajtueshmërisë për mandatin e deputetes dhe së dyti për pushimin e çështjes.
Raporti i parë:  Duket se Kuvendi i ka ndalur gjykatës të vazhdojë punën. Asgjë nuk ka mbaruar, është një vendim që i bën ftesë Parlamentit. Është procedurë”, tha Beçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb