Në emisionin “Open” në News24, Erisa Xhixho ka folur në lidhje me mandatin Ministres Olta Xhaçka.

Xhixho tha se Gjykata Kushtetuese duhet të japë një mesazh të qartë lidhur me rastin dhe të tregojë se askush nuk duhet të abuzojë me fondet publike.

“GjK ka një nga rastet më të thjeshta sa i përket një funksionari dhe mesazhi që duhet të japë që askush të mos abuzojë me fondet publike. Të gjithë e pranojnë që bashkëshorti i i ministres ka qenë përfitues direkt. GjK do të duhet të marrë një vendim të rëndësishëm dhe të janë një mesazh të rëndësishëm”, tha Xhixho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: