Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale, ishte i pranishëm në Pogradec.

Rama nga qyteti liqenor deklaroi se Shqipëria do të bëhet pjesë e Ligës së Kampioneve në turizëm. Kreu i qeverisë nënvizoi se qeveria socialiste do të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në qytetin e Pogradecit dhe në fshatra.

“Më vjen mirë që Iliri sot është në krye të Bashkisë Pogradec, sepse është një njeri me të cilin kuptohemi lehtë. Pas 25 prillit, Pogradeci do ketë edhe Blerina Gjylametin, përpos Ilir Xhakollit. Unë jam këtu për të bërë më shumë nga sa kam bërë. Blerina Gjylameti s’më ndahet me kërkesa. Korça në këto vite është transformuar totalisht.

Ka akoma punë për të bërë në Korçë e Pogradec. Mandati i tretë do jetë i Pogradecit, sepse do bëjmë ndërhyrje të rëndësishme në qytet dhe në fshat, që lidhen me strategjinë e zhvillimit të qarkut. Të jemi pjesë e Ligës së Kampioneve në turizëm. Do nisëm punën edhe për të ndërtuar portin e Durrësit, që do jetë porti më i madh i Mesdheut. Në Sarandë dhe në Vlorë po bëjmë projektet sezonale, brenda 2023 do nisim punë edhe në Portin e Shëngjinit”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se Shqipërinë në të ardhmen e presin vite të një transformimi epokal.

“Zoti e ka qëndisur Shqipërinë mjaft bukur, nga veriu në jug, nga lindja deri në perëndim. Do të jenë vitet e ardhshme vitet e një transformimi epokal. Shqipëria do jetë vendi, ku djemtë e vajzat do bëjnë zgjedhjet e tyre. Mund të bëhemi vend që eksporton energji. Kemi shkuar 400 milionë eksporte dhe duam të shkojmë 1 miliardë eksporte. Sot jemi kampionë në Ballkan për prodhim të domates. Do bëhemi kampionë të Ballkanit në bujqësi. Kemi dyfishuar tokën bujqësore që punohet sot”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: