Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, në “News 24”, u diskutua mbi deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama.

Për të analizuar diskursin publik të përdorur nga kryeministri shqiptar, të ftuar në studio ishin dy analistët, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji.
Lubonja është i mendimit se në Shqipëri ende nuk ka një klasë politike që duhet nderuar e pëlqyer për punën që kanë bërë, e këtu, iu referua edhe kryeministrit aktual shqiptar.
Ndërsa nga krahu tjetër, Zheji, tha se vendi ka nevojë për një rigjenerim në çdo sektor, në mënyrë që dhe e ardhmja të jetë më e shëndetshme.

Artur Zheji:
Rama ndriçoi edhe ambasadorët. Ai tha që këto thithëlopat t’i bëjmë në një të vetme. Qoftë aty halli i Shqipërisë, te uji dhe ujësjellësi. Dua pak kohë të bluaj deklaratën e tij të mençur.

Fatos Lubonja: Po të hipësh në katet e sipërme të pallateve do të shohësh një fenomen që nuk e gjen askund në botë, depozita në tarracat e pallateve që furnizojnë me ujë banorët, ujë që furnizon me ujë banorët. Kohët e fundit në ndërtesat e reja, vendosja e rezervuarëve në tarraca, janë vendosur poshtë. Ndërkohë në të gjithë botën, kur them këtë kam parasysh botën Evropiane, ka ujë të rrjedhshëm që vjen nga qendra dhe shpërndan për 24 orë, nuk ke nevojë të harxhosh para më shumë për energji, madje uji është dhe i pijshëm. Kjo është paaftësi për të qeverisur. Të mos arrish për 30 vite, të mos krijosh një minimum shërbimi publik normal që do të thotë që në vend të harxhohen partë për motopompa. Sikur një pjesë e parave që do të shpenzohej për to, t’i marrësh dhe t’i përdorësh dhe të organizosh ujësjellësin e madh që shërben për 24 orë. Kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është copëzuar në interesin e atyre që shesin pompa, rezervuarë, të ndërtuesit e pallateve. Kjo është një metaforë se si qeveriset Shqipëria. Këtë se bëjnë këta dhe ku i harxhojnë paratë. Ndërtohen kulla pafund, që ujin do e kenë poshtë në rezervuar. Problemi është paaftësia e shqiptarëve për të vetëqeverisur. Çështja e ujit është një metaforë, sepse bashkë me të ka dhe gjëra të tjera.

Artur Zheji: Nuk jam një njohës i mirë i këtyre detajeve. Ka një parim bazë në urbanistikën e sotme. Një nga reformat e mëdha të Parisit, është që u bë një qytet i nëndheshëm për të siguruar ujërat e zeza, apo metrotë për qarkullimin e qytetit të madh, janë shumë nëntokë. Edhe ujësjellësit dhe transportuesit e energjisë elektrike. Më kujtohet kur u zgjodha drejtues i RTSH, Rama më mori në telefon dhe më dha këshillë: Aty tha ka aq kalbësirë tha sa që duhet të mbyllet fare, aty shumica janë të paaftë. Duhet bërë një seleksionim. Kjo ishte rruga më e thjeshtë, unë s’e bëra dot. Ishte një ristartim drastik i një institucioni të kalbur realisht. Gjëja që e linte atë të kalbur ishte fakti që nuk ke legjislacion që të jep të drejtën të ristartosh. Kryeministri në mandatin e tretë, nuk ka marrë kohë për një aparat ligjor, por ama të bëj një paketë ligjore që të marrë një fuqi të tillë për të ristartuar pjesët e kalbura të ekonomisë, për të rigjeneruar të gjitha sektorët për të paktën 30 vitet e ardhshme. Po të ishte Rama udhëheqësi i ndritur do e bënte këtë superioritet.

Artikulimi i kryeministrit në Francë është tregues që gjërat do të ndryshojnë për mirë katër vitet e ardhshme?

Artur Zheji: Pavarësisht se është fjala kryeministrit, nuk do të thotë që është fjalë magjike, mendoj që ka qenë një batutë.
Fatos Lubonja: Ne e njohim Edi Ramën, të paktën unë mendoj që e njoh metodën e tij të qeverisjes. Ajo që ai tha atje, është pjesë e propagandës së ndërtuar me kujdes. Jashtë vendit ai përmend metaforën që ne po dënojmë. Neve që e dimë se kundër kujt po lufton reforma sot. Duhet bërë matje, nëse Shqipëria ka ecur përpara apo jo. Në të dyja aspektet Shqipëria ka bërë para, në betonin që hidhet, por ka rënie e cilësisë së jetës. Kuptoj me këtë shumëçka, marrëdhënie njerëzore, besimi te institucionet është shumë i rëndësishëm. Subjektivisht në kuptimin jo vetëm timin, siç thashë marrëdhëniet njerëzore këtu janë katastrofë. Sa ke besim te e ardhmja dhe nëse do mendimin tim, e ardhmja e Shqipërisë duhet lexuar te ajo që i tha atit biznesmenit në Shkodër, aty duhet të ngrihej Shqipëria në këmbë, ku foli për punëtorët nga Bangladeshi. Kryeministri do t’i kthejë njerëzit në mjete. Në këtë vend e them me kompetencë, që këtu është nën nivelin normal jeta, ju e shikoni numrin e vrasjeve që kanë çdo ditë. Kjo tregon marrëdhënie katastrofike. Ata s’janë biznesmenë ata që vriten, por kriminelë që pastrojnë para. Kjo quhet Evropë? Kjo është katastrofë!

Artur Zheji: Duke krijuar harmoni, ti rrit koificentin e lumturisë. Janë të paktat vendet që krenohen me këtë gjë, e bëjnë si debat, vende si e jona nuk e bëjnë dot. Mënyrën se si Rama e sheh Shqipërinë, nuk është e ekzagjeruar të them që Rama është një lexues të mirë. Ai është lexues i mirë dhe vendimmarrës. Ato që ai lexon, i klasifikon dhe janë sugjeruese të mendimeve. Po të shohësh librat e historisë të gjitha nisin me emrat e mbretërve në fillim. Njerëzit që bëjnë punët janë të padukshëm. Pra dalin njerëz të spikatur kundër rrymës. Por më së shumti historitë e botës, janë histori mbretësh dhe sundimtarësh. Po të shohësh historinë e Shqipërisë do të shohësh që Zogu, u bë president e më pas mbret, është histori me 30 veta. Ka një garë për të historizuar veten.

Historitë suksesit të Ramës nuk janë të udhës t’i reklamojë në botë?

Artur Zheji: Ai shkon në France 24 si miku i Francës, i Macronit, ka një pozitivistet në qasjen që i bëjnë atit. Rama konfirmon linjat e tija dhe të gjitha kundravajtjet që ka pasur brenda partisë i fshin. Ata që dolën në fund të listave ishin fshirje edhe dorëheqja e Ruçit fshirje, kjo për të pasur superioritet të plotë.

Mandati i tretë do i flasë ndryshe shqiptarëve?

Fatos Lubonja: Kur kam kërkuar rotacion nuk prisja diçka nga PD, por thoja që do të frenoheshin pak. Nevoja për të mbuluar krimet e Bildit, etj, çon në krime të tjera. Unë pres një fund të politikës krimi mbjell krimin. Nuk duhet të harrojmë që figura më e rëndësishme në Shqipëri ka qenë Enver Hoxha, e të gjithë pamë rezultatin e asaj që bëri Hoxha, ku thuajse pjesa më e madhe e Shqipërisë iku jashtë shtetit. Këto janë ose sëmundje psikike, ose sëmundje e një populli që ndjek sisteme të tilla. Ky është problemi. Në këtë aspekt, duke iu referuar dhe historisë tonë, kjo është një histori e dështimeve të politikanëve, nuk na ka ardhur ende një lider politik, që i ndërtojmë një monument dhe nuk ia shembim nesër. Sepse populli e ndjen atë që punon për të dhe kundra tij. Problemi më i madh i joni është se kur do të nxjerrim një klasë politike që me të vërtetë do e meritojë t’i ngremë monumente. Ky është problem i thellë. Në historinë e tij, propaganda e tij, sepse edhe Hoxha bënte propagandë. Ai thoshte rinia më e lumtur në botë, por e vërteta ishte ndryshe. Kjo është sfida jonë, si do të ngremë një klasë politike ndryshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb