Kryeministri Edi Rama ka treguar planin e tij për Vlorën në rast se ai merr një mandat të tretë.

Rama thotë se Vlora duhet të ketë miliona turistë në dekadat e ardhshme. Por sipas tij ka ende pakënaqësi, dhe energjia e infrastrukturës do të tejçohet dhe në periferi apo komuna.

”Sot dikush në periferi të Vlorës thotë dikush këtu asgjë s’është bërë. Më parë pritshmëria nuk ekzistonte, kurse sot ka pritshmëri.

Mandati i 3-të për Vlorën do të jetë çuarja e infrastrukturës së energjisë brenda periferive dhe komunave. Ka shumë për të bërë, nuk është objektiv për Vlorën, por duhet që Vlora në dekadat e ardhshme të ketë miliona turistë.”- theksoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: